PSG-ja refuzon ofertën e Realit, Mbappe qëndron edhe për një sezon

30 gusht 2021 | 13:21

Kylian Mbappe do të vijojë që të luajë me fanellën e Paris Saint Germain edhe për një tjetër sezon.

Klubi francez vijon të bëjë rezistencë ndaj Realit të Madridit dhe nuk ka ndërmend ta shesë. Drejtuesit e PSG-së janë treguar të qartë, që do të lejojnë Mbappe të largohet nga “parku i princave” vetëm me kushtet e tyre, ose përkthyer ndryshe në rast të një oferte prej të paktën 200 milionë eurosh. Reali i Madridit ka shkuar deri në 170 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të rritë ofertën, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist që vetëm 10 muaj më vonë do të jetë i lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar prerë nga drejtuesit e PSG-së, të cilët duken më të bindur se kurrë që Mbappe do të vijojë të qëndrojë në kryeqytetin francez edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa në Madrid ka rënë ndjeshëm optimizmi që mbizotëronte në mediat pranë klubit të Realit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Shkruan: Nuhi Bytyçi Me rastin e ndarjes nga jeta të…