
PSG-ja shokon Bayernin
07 prill 2021
| 22:58
PSG-ja ka hedhur një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra parisiene mori një fitore spektakolare 3-2 ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, duke qenë favorite për të avancuar në fazën tjetër.
Ishte një mbrëmje magjike për Kylian Mbappe, i cili shkëlqeu me dy gola të shënuar. Fillimisht në golin e parë mori një asistim nga Neymar, duke ndëshkuar Nuerin. Skuadra franceze do të dyfishonte shifrat me Marquinhos, por Choupo-Moting do të rindeztë shpresat e ekipit gjerman.
Në fillimin e pjesës së dytë Muller shënoi me kokë golin e barazimit, gjithsesi disa minuta më pas Kylian Mbappe me shpejtësinë e tij dhe një goditje të bukur la të shtangur Neuer, duke vulosur fituesin e ndeshjes.