PSG-ja transferon Herreran dhe Sarabian

28 qershor 2019 | 13:39

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me dy lojtarë, Ander Herrera nga Manchester United dhe Pablo Sarabia nga Sevilla.

Këto janë dy goditje në mesfushë, aty ku edhe parisienët mendohet se kanë më shumë nevojë për ndërhyrje. Për spanjollin Sarabia, kampionët e Francës do të paguajnë 18 milionë euro. Ndërsa për mesfushorin e Unitedit, drejtuesit e PSG-së nuk do të paguajnë asgjë për shkak se lojtarit i kishte mbaruar kontrata me “djajtë e kuq”.

Prezantimi i tyre pritet të bëhen pas datës 1 korrik në ambientet “Parc de Princes”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), shënoi me një ceremoni të…