PSG shpallet kampion i Francës për herë të 14-të në histori

14 maj 2026 | 12:24

Paris Saint-Germain është shpallur zyrtarisht kampion i Francës për sezonin 2025/26, pasi mposhti në transfertë RC Lens me rezultat 0-2 në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të të Ligue 1. Parisienët vulosën matematikisht titullin, duke vazhduar dominimin absolut në futbollin francez.

Golat e fitores për skuadrën e Luis Enrique u realizuan nga Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 29-të, pas asistimit të Ousmane Dembele, ndërsa talenti i ri Mbaye shënoi golin e dytë në minutat shtesë për të konfirmuar triumfin e PSG-së.

Ky është titulli i 14-të kampion në histori për klubin parisien, duke e forcuar edhe më shumë statusin si skuadra më e suksesshme në Francë.

May be an image of football, soccer and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi vazhdon dominimin në futbollin italian. Pas titullit kampion në…