Publikohen disa pamje nga vjedhja në Muzeun e Luvrit në Paris

20 tetor 2025 | 08:15

Katër hajdutë janë në kërkim nga autoritetet franceze pas një grabitjeje të guximshme në Muzeun e Luvër në Paris, të dielën, ku u vodhën tetë bizhuteri të çmuara historike.

Hajdutët, të cilët ishin një “ekip sulmi”, mbajtën maska dhe përdorën skuterë me shpejtësi të lartë për t’u larguar.

Një objekt i nëntë – kurora e mbushur me diamante dhe smeralde e Mbretëreshës Eugenie – u gjet pranë muzeut, pasi u hodh nga hajdutët gjatë arratisjes.

Me mjete elektrike, hajdutët përdorën një ashensor të mobiljeve për të hyrë në Galerinë Apollo dhe për të marrë bizhuteritë, duke mos lënduar askënd.

Luvri u mbyll për pjesën tjetër të ditës, ndërsa ushtarë të armatosur dhe policë siguruan zonën.

Mes objekteve të vjedhura janë edhe disa prej bizhuterive më të famshme të Francës, përfshirë diamante historike.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon njërin prej grabitësve duke thyer një vitrinë xhami që përmbante bizhuteri. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar 100% e votave me postë në komunën e…