Publikohen pamjet e anijes ‘Moskva’, të fundosur katër ditë më parë

18 prill 2022 | 11:29

Janë publikuar pamjet e para, të cilat supozohen se janë të anijes ruse “Moskva”, të fundosur katër ditë më parë.

Alec Luhn, gazetari i cili ka mbuluar ngjarjet në Rusi në të kaluarën, sapo ka shpërndarë një video të shkurtër prej tre sekondash, i cili shfaq një anije teksa fundoset. Dyshohet se bëhet fjalë për anijen raketambajtëse ruse “Moskva”.

Anija kryesore e Flotës ruse në Detin e Zi u fundos gjatë një stuhie, thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të lëshuar të enjten në mbrëmje.

Teksa anija po tërhiqej drejt një porti, ajo humbi “stabilitetin” dhe u fundos në det.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e hënë) zhvillohet finalja e tretë e “play-off”-it ndërmjet…