Publikohen pamjet. Trump, Vance dhe Rubio e ndoqën ‘Live’ nga Shtëpia e Bardhë sulmin në Iran

22 qershor 2025 | 12:39

ShBA-ja hyri zyrtarisht në konfliktin Iran-Izrael, duke kryer sulme ndaj disa objekteve bërthamore iraniane.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa fotografi nga “Situation Room” (Dhoma e Situatave), ku shihen presidenti amerikan, Donald Trump dhe vartësit e tij.

Trump mbante kapelën ku shkruhet “Make Amerika Great Again”.

Gjatë operacionit, bombarduesit strategjikë amerikanë B-2 goditën objektin nëntokësor në Fordow me gjashtë bomba Bunker Buster.

Në të njëjtën kohë, rreth 30 raketa Tomahawk u lëshuan në objektiva të tjerë bërthamorë, duke përfshirë objektet Natanz dhe Isfahan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri objekte bërthamore iraniane ishin shenjestër e sulmit të Shteteve…