Publikohen përgjimet mes Piques dhe Rubiales për pazarin në Superkupën e Spanjës

18 prill 2022 | 12:15

Gerard Pique është në probleme serioze dhe mund të përballet me ligjin në këto ditë, për shkak të një përgjimi të zbuluar së fundmi.

El Confidencial ka arritur të sigurojë një përgjim telefonik mes presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll, Luis Rubiales dhe kapitenit të Barcelonës.

Në bisedën mes tyre dëgjohen duke bërë një biznes milionash, kur Pique i kërkon Rubiales që Superkupa e Spanjës që u zhvillua në Arabinë Sauditë, të kishte hapsirë për kompaninë e tij “Kosmos”.

Rubiales e Pique arritën marrëveshjen për të organizuar Kupën e Spanjës në Arabi, nga e cila marrëveshje kompania e yllit të Barcelonës, Kosmos merr katër milionë për secilin nga gjashtë vitet e nënshkruara, pra gjithsejtë 24 milionë euro.

Madje, në këto përgjime, mes dyshes diskutohet edhe ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit.

“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.

Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Smajl Çekaj është vëllai i komandantit dëshmor nga Kosova, Sali…