Publikohet letra e urimit që Jakup Krasniqi ia dërgoi vajzës për martesë: Sot nuk ndiej asgjë veç lirisë

01 gusht 2023 | 11:02

Vajza e Jakup Krasniqit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, Gresa, ka publikuar një letër mjaft prekëse të babait të saj me rastin e martesës.

Me një fotografi të bashkëngjitur ku shihet Gresa dhe burri i saj, përballë një fotografie të Krasniqit, të ngjitur në mur, ajo ka publikuar vargjet nga babai i saj.

Letra e plotë:

Gresë!

Kur një ditë një padrejtësi tinëzare

Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore

Fejesa juaj në znanin’ e padrejtësisë

Me bëri të jetoj me dashurinë e lirisë!

Gresë!

Sot nuk ndjej asgjë veç lirisë

Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë

Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë

Që gjak e jetë i jep vetëm lumturisë!

Jakup Krasniqi, 1 gusht 2023

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur…