AKP-ja miraton listën e aseteve për shitje përmes likuidimit SHAL 63

01 gusht 2023 | 10:47

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt në të cilën ka shqyrtuar agjendën me 9-të pika dhe 29 nënpika.

Bordi i AKP-së ka aprovuar planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së për pasqyrat financiare të AKP-së dhe fondeve në mirëbesim për vitin 2022.

Gjithashtu u informua lidhur me raportin gjashtëmujor të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të cilin e aprovoi sipas procedurave si dhe u informua dhe shqyrtoi raportimin e menaxhmenit të AKP-së lidhur me proceset dhe procedurat e periudhës paraprake mujore, si dhe raportin mujor për NSH Brezovica e cila është nën administrimin direkt.

Në këtë mbledhje pas shqyrtimit dhe diskutimit të hollësishëm Bordi i Drejtorëve miratoi raportin e dytë tremujor 2023 për Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Bordi po ashtu ka aprovuar disa plotësim ndryshime në rregulla të tenderit dhe procedura të shitjes.

Në vazhdim të kësaj mbledhje Bordi aprovoi listën e aseteve për t’u shpallu për shitje përmes likuidimit SHAL 63 të përbërë nga 40 asete.

Për më tepër, me qëllim të ngritjes së inkasimit të hyrave nga qiraja Bordi lëshoi disa udhëzime për menaxhmentin për masat që duhet të merren ndaj borxhlinjve në mënyrë që të krijohet një disiplinë në pagesën e qirave ndaj AKP-së.

Bordi aprovoi shpërndarjen e përkohshme të pjesshme për kreditorët e PEJ029 NSh “Ereniku – Prodhimtaria Primare”- Gjakovë. Bordi po ashtu u njoftua me raportin përfundimtar të mbylljes së procesit të likuidimit së NSH KB Fryti – Babush i Muhaxherëve – Lipjan i cili do të dërgohet në Dhomë të Posaçme të Gjykatës Supreme për mbyllje të ndërmarrjes.

Në vijim u aprovua raporti i Komisionit për përcaktimin e statusit për ndërmarrjen SDR 1536, PRN208 Stacioni i Veterinës në Prishtinë me anë të cilit u konstatua se këto asete bien në pronësi shoqërore.

Bordi po ashtu miratoi një raport fillestar për inicim të procedurës për shitje me negocim direkt i cili do t’i nënshtrohet procedurave të tjera të parapara me legjislacion për t’u finalizuar shitja sipas raportit përfundimtar i cili do t’i paraqitet Bordit për aprovim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të pamundësive teknike për lëshimin e video-incizimeve në…