Anulohet seanca në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kjo është arsyeja

01 gusht 2023 | 10:35

Për shkak të pamundësive teknike për lëshimin e video-incizimeve në gjykatë, është anuluar seanca e së martës për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Për anulimin e kësaj seance ka njoftuar zyra e kryetarit të trupit gjykues, Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Në këtë seancë, ishte planifikuar që të shikohen CD-të me video-incizime, mirëpo për ditën e sotme realizimi i këtyre pamjeve ishte i pamundur.

Nga zyra e gjykatësit Kurtaj po ashtu është bërë e ditur se palët janë njoftuar paraprakisht për anulimin e kësaj seance.

Ndërsa, seanca e radhës është caktuar më 2 gusht 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot në…