Publikohet lista e hendbollisteve të Kosovës U19 në hendboll

02 korrik 2025 | 14:58

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, të mërkurën ka publikuar listën e lojtareve të Kombëtares U19 të Kosovës. Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet u paraqit në Kampionatin Botëror U18 të mbajtur në Kinë. Shumica e lojtareve të ftuara ishin në Botëror, kështu që ato kanë përvojën e ngjarjeve ndërkombëtare.

Ka mungesa të rëndësishme, por vajzat e përzgjedhura do ta japin maksimumin për prezantim tjetër të dinjitetshëm. Faza përgatitore do të shfrytëzohet maksimalisht, ndërsa planifikohen edhe ndeshje kontrolluese. Kombëtarja U19 do të grumbullohet të shtunën, më 5 korrik, në Istog, ndërsa vajzat tona do të përgatiten nën urdhrat e selektorit Shabani për Kampionatin Evropian (B). Evropiani mbahet në Telavi të Gjeorgjisë prej 12 deri më 20 korrik.

Ndeshjen e parë vajzat tona e kanë më 12 korrik ndaj Bullgarisë. Më pas luajnë me Ukrainën, Sllovakinë dhe Gjeorgjinë.

May be an image of text that says "KOSOVA EHF YOUTH HANDBALL 1 ALBINA PLLANA 2 KHF PRISHTINA ELISA 5 KHF SAMADREXHA ORGESA GOLA 7 ARONA KHF SHOIPONJA HOLSTEBRO HANDBOLD (DEN) GC AMICITIA ZURICH () MARTINA BIBAJ SARA GJERGJAJ ALINA SHABANI SG HANDBALL NORDWEST (SUI) HSG FREIBURG (GER) AULONA MALOKU KHF SAMADREXHA ELONA ELIN ZENELI 12 14 15 17 KLAUDIA UKAJ LAURA MAQEDONCI ZOJA KAMERAJ BACKA HK (SWE) 20 SG FREIAMT (SUI 21 HK ANKARET (SWE) BACKA HK (SWE) HK RYGGE (NOR) 22 DIONA DRESH 23 SARA KAMERAJ 27 ARJETA IMERAJ 31 LEJLA HYSENI BK HEID (SWE) KHF TEREZA HK MALMÖ (SWE)"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti ka organizuar testimin për kandidatët që janë në procedura…