Publikohet marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovë

26 tetor 2025 | 23:22

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në komunën e Fushë Kosovës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Tashmë është publikuar edhe marrëveshja mes dy partive, e nënshkruar nga Besnik Osmanit (LDK) dhe Rrahim Tërnava (PDK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka komentuar mosvotimin e Qeverisë…