Publikohet raporti me numrin e rasteve të reja me Covid

25 maj 2022 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm tetë raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës. Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.  Nga 485 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052. Në total numri i rasteve aktive është 138”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet në Kuvendin e  Serbisë, Shaip Kamberi, ka…