Publikohet vendimi i Qeverisë: Këto janë masat e reja për mbrojtje nga Covid-19 (Dokument)

18 qershor 2020 | 09:03

Me shtimin e numrit të të prekurve me Covid-19 në 24 orësh, dje u ashpërsuan masat për mbrojtje nga virusi.

Qeveria e Kosovës mori vendim që institucione publike dhe private me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ta reduktojnë stafin nëpër zyra.

”Me qëllim të parandalimit të përhapjes, IKSHP na ka rekomanduar dhe pas takimit me Komitetin që të gjitha institucionet Publike dhe private obligohen ta organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë online, që nënkupton reduktimin e stafit”, u shpreh dje në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënpresidenti Xho Biden kryeson me 13 pikë përpara presidentit aktual…