Publikohet videoja e rrëmbimit të një gruaje në ShBA në prag të shtëpisë

24 prill 2024 | 08:55

Videoja e regjistruar nga një kamerë e ziles së derës në Oregon të SHBA, në të cilën shihet një grua duke u marrë me forcë nga një burrë i panjohur është dramatike dhe ka bërë xhiron e rrjetet.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në qytetin e Hillsborough. Në pamje shfaqej një grua që bërtiste me të madhe, ndërsa apelonte që t’i hapnin derën. “Ju lutem më ndihmoni”, dëgjohej gruaja, ndërsa u mor në krah disa sekonda më vonë nga rrëmbyesi i saj. Ky i fundit e mori me forcë dhe e futi në një furgon të bardhë.

Gruaja më në fund u gjet e gjallë dhe e sigurt në orët e para të së martës, ndërsa burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, u arrestua dhe u akuzua për rrëmbim. “I dyshuari dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe ky nuk ishte një sulm i rastësishëm. Nuk ka asnjë rrezik për publikun”, sqarohet në njoftimin e policisë pa dhënë detaje të tjera.

Attempted kidnapping in Oregon caught on doorbell camera shows woman get carried away (youtube.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë arrestuar dy gra në Prizren, pasi e kanë sulmuar…