Pulevi, kundërshtari i radhës për Joshuan

12 dhjetor 2019 | 12:42

Anthony Joshua do të duelojë në prill të 2020-s ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik.

Pulev është i mandatuar nga IBF, titull të cilin e mban aktualisht Joshua. 38-vjeçari bullgar, 28 tore e vetëm 1 humbje në karrierën si profesionist (ndaj Klitschko), ka dueluar për herë të fundit më 9 nëntor, kur mundi amerikanin Rydell Booker. Ndërsa Joshua dueloi të shtunën e kaluar, kur mposhti në revansh Andy Ruiz.

“IBF-ja është ajo që urdhëroi e para këtë duel, ndaj Pulev është i pari në listë. Gjithsesi, do të flas fillimisht me presidentin e IBF-së, pasi i mandatuar është edhe Usyk nga kategoria WBO”, ka thënë Eddie Hearn, i cili ka shtuar se pas Pulevit do të jetë radha e ukrainasit Oleksandr Usyk.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më…