Punëtorët denoncojnë punëdhënësit e tyre në ATK, 88 raste për 12 ditë

12 janar 2022 | 14:54

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se brenda 12 ditëve janë raportuar 88 raste denoncuese përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të deklaruar/regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

Sipas njoftimit, bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet s ii tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj.

“Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK-ja në terren”, ka njoftuar ATK-ja.

ATK-ja ka ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që sipas tyre vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë që t’i ulin statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës së punëtorëve për një të ardhme me një pensionim të sigurt.

Njoftimi i plotë:

88 raste denoncimi për punëdhënësit nga punëtorët

Për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të deklaruar/regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

Bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet si i tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj. Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK-ja në terren.

ATK-ja fton të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i ulim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.

Aplikacion mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së: https://apps.atk-ks.org/regemployer

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar Gjykatën Specialen për…