Punëtorët e BERZH-it në Prishtinë nisin iniciativën për ta mbështetur AMC-në

03 shkurt 2020 | 16:25

Punëtorët e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Prishtinë, kanë nisur një fushatë bamirëse në kuadër të programit të kësaj organizate ‘Iniciativa për Komunitet’.

Fushata ka për qëllim ta ndihmojë komunitetin në Kosovë, duke ndihmuar ‘Action for Mothers and Children’ për të ngritur fonde për implementin e programeve tona. Të gjitha fondet që do të ngritën gjatë kësaj fushate përgjatë vitit 2020, pas plotësimit të kritereve raportuese, do të dyfishohen nga BERZH deri në vlerën 50 mijë euro, falë kësaj nisme të punëtorëve të BERZH-it.

Në një takim të përbashkët në mes AMC-së dhe BERZH-it, u diskutuan shumë ide se si do të ngritën fonde përgjatë këtij viti si dhe u dakorduan që t’i bashkërendojnë aktivitetet e tyre me qëllim që të jenë sa më efikas dhe të ngritin sa më shumë fonde. “Action for Mothers and Children angazhohet vazhdimisht përmes projekteve e programeve të ndryshme për ta zvogëluar numrin e vdekshmërisë së foshnjave dhe përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Të gjitha fondet që do të ngritën përgjatë vitit 2020 do të ndihmojnë programet e ndryshme që AMC është duke i implementuar, por fokus të veçantë do t’i jepet fuqizimit dhe zgjerimit të Qendrave Informative për Shëndetin e Grave, duke i hapur këto qendra edhe në Komuna të reja të Kosovës, si dhe do të ndihmohen institucione të ndryshme shëndetësore me pajisje të reja shëndetësore dhe medikamente”, është theksuar në komunikatën e ‘Action for Mothers and Children’.

AMC-ja ka vlerësuar se është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj punëtorëve të BERZH-it që kanë përzgjedhur ta mbështesin organizatën e tyre këtë vit, duke ndihmuar kështu të përmbushim misionin e tyre për përmirësimin e jetës së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë që nëse e shohim…