Punëtorët e Ferronikelit protestojnë nesër para qeverisë

23 shkurt 2022 | 16:02

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë nesër (e enjte) para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit, ka bërë me dije se do të kërkojnë nga qeveria kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë.

Kjo sindikatë ka theksuar se qeveria edhe pas pesë muajsh të ndërprerjes së prodhimit në fabrikë është duke i neglizhuar kërkesat e tyre.

“Këtë të enjte, 24 shkurt, nga ora 12:00, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit, punëtorët e kompanisë ‘NewCo Ferronikeli’ do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kërkesë kryesore do të jetë ndërmarrja e veprimeve konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë. Pesë muaj pas ndërprerjes së prodhimit në fabrikë, qeveria në vazhdimësi ka neglizhuar kërkesat tona të natyrës urgjente, përkundër thirrjeve e lutjeve për ndihmë dhe dy protestave paqësore me numër të lartë pjesëmarrësish”, ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit.

Njoftimi i plotë:

Këtë të enjte, 24 shkurt, nga ora 12:00, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesë kryesore do të jetë ndërmarrja e veprimeve konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

Pesë muaj pas ndërprerjes së prodhimit në fabrikë, qeveria në vazhdimësi ka neglizhuar kërkesat tona të natyrës urgjente, përkundër thirrjeve e lutjeve për ndihmë dhe dy protestave paqësore me numër të lartë pjesëmarrësish

Sot, “NewCo Ferronikeli” mbetet kompania e vetme në Kosovë, e pambrojtur nga tarifat e vendosura të energjisë dhe e ekspozuar hapur ndaj krizës, ndryshe nga secila kompani apo biznes tjetër në vendin tonë, që mbrohet nga tarifat dhe subvencionohet nga shteti për ta përballuar këtë situatë. Konsiderojmë që kjo është një padrejtësi dhe diskriminim i pashembullt ndaj punëtorëve të kompanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës, ministrja…