Punëtorët e KEDS-it, nesër në grevë

10 shtator 2018 | 11:47

Përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” në një konferencë për medie kanë folur rreth grevës se punëtorëve të KEDS-it, e cila do të mbahet nesër (e martë) nga ora 8:30 deri në orën 16:30.

Ata kanë thënë se e kanë informuar opinionin se gjendja në KEDS është shumë e rendë që nga privatizimi, ky sipas tyre janë duke u nëpërkëmbur punëtorët në këtë kompani.

Kryetari i Këshillit Grevist, Fehmi Pajaziti, ka thënë se kanë ardhur në një gjendje që të hyjnë në grevë për shkak të moszbatimit të kontratës kolektive dhe mosrritjes së pagës për 150 euro.

“Nëse nuk ka zbatim të kërkesave do të shkojmë në grevë të përgjithshme që nënkupton kolaps energjetik. ZRrE-ja merr vendim që në kuadër të hyrave të lejuara të këtë parasysh kërkesat tona. Lus deputetët që të kenë parasysh edhe kërkesën tonë”, ka thënë Pajaziti.

Sipas tij, janë 2 mijë 200 punëtorë që janë duke kërkuar rritje pagash për 150 euro mbi pagën bazë.

/Epoka e re/ A. Mavraj/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, ka shprehur mendimin se mesfushori…