Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para qeverisë, kërkojnë paga

08 mars 2021 | 11:40

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta e tyre ka ndodhur për shkak të moskompensimit të pagave për një vit.

Organizatorët e protestës kanë thënë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Në këtë protestë është thënë se punëtorët momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, duke marrë për bazë edhe përballjen me pandeminë, që e ka rënduar  edhe më tepër rënduar gjendjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënë Ti dritë shpirti që ndriçon në mua Më bëhesh…