Punëtorët shëndetësorë në grevë 24 orëshe

26 dhjetor 2018 | 10:34

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 07:00, do të ketë grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.

Ata kërkojnë kalimin e Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të nis menjëherë implementimi i ligjit.

FSSHK-ja njëherësh kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet joemergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.

Sipas sindikatës së shëndetësisë,  greva organizohet duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i shkallës 4.8 ka goditur Sicilinë, afër malit…