Punëtorja e një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet për koronavirus

02 qershor 2020 | 13:30

Një punëtore e një çerdheje në komunën e Fushë Kosovës është duke u dyshuar se ka pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye komuna ka vendosur që ky institucion të mos hapet edhe për një kohë.

Komuna e Fushës Kosovës ka njoftuar se kur të sqarohet rasti do të merret edhe vendimi për hapje.

“Institucioni Edukativ, Arsimor-Parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim. Arsyeja e moshapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë. Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP ‘Gëzimi Ynë’ Faleminderit për mirëkuptim!”, ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndodhur një aksident brenda punishtes në Minierën e…