Putin dhe Macron flasin në telefon por nuk pajtohen

29 mars 2022 | 21:01

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë folur në telefon për situatën në Ukrainë.

Të dy udhëheqësit diskutuan pozicionin e Rusisë për një mision humanitar në Mariupol, qyteti ukrainas që është përballur me breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës.

Putin i tha Macronit se do të mendonte për këtë çështje, tha një zyrtar i presidencës franceze.

Ata diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë që pagesa për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Europian të kryhet në rubla, shtoi Kremlini.

Një gjë e tillë është refuzuar nga Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jada Pinkett Smith ka folur për herë të parë pasi shakaja…