
Putin hipën në “Bishën” e Trump, udhëtojnë së bashku drejt sallës së samitit
Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.
Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.
Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës.
Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit u përshëndeten me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage.
Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua atij në tapetin e kuq.
Ndërsa Trump dhe Putin u ndalën shkurt për një foto, duke qëndruar në një platformë, gazetarët shfrytëzuan rastin për t’u bërë pyetje të dy udhëheqësve.
“President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim?”, pyeti një nga gazetarët, por lideri rus refuzoi të përgjigjej.
Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin, por të dy u larguan menjëherë pas pyetjes së fundit nga një gazetar i cili iu drejtua Putin, duke thënë nëse do të ndalonte së vrari civilë.