Putin i jep “çmimin e miqësisë” aktorit Steven Seagal

28 shkurt 2023 | 13:37

Presidenti rus Vladimir Putin të hënën i dha një dekoratë shtetërore Steven Seagal, aktorit amerikan të filmave aksion, i cili gjithashtu ka nënshtetësi ruse.

Dhënia e Urdhrit të Miqësisë u njoftua në portalin e internetit të qeverisë ruse. Urdhri njeh njerëzit që Rusia konsideron se kanë kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk pati një reagim të menjëhershëm nga aktori.

Seagal ishte një mbështetës i aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe vitin e kaluar vizitoi qytetin ukrainas të Olenivka të pushtuar nga Rusia, ku thuhet se dhjetëra të burgosur lufte ukrainas u vranë në një sulm për të cilin Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Seagal u emërua në vitin 2018 si i dërguari humanitar i Ministrisë së Jashtme ruse në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.

Në vitin 2017 Seagal u ndalua të hynte në Ukrainë për pesë vjet për arsye të sigurisë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sherri që pati me Kiara Titon, ka bërë që Luiz…