Putin i përgjigjet homologut Ukrainës: Të presim në Moskë në çdo kohë

22 prill 2021 | 22:11

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, pas hezitimit të parë i është përgjigjur pozitivisht homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i kërkoi dialog pas acarimit të situatës në kufi. Putin është shprehur se është i gatshëm të diskutojë për marrëdhëniet mes dy vendeve në çdo kohe sa herë që të mundte.

“Nëse bëhet fjalë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, atëherë ju lutem, do të pranojmë presidentin e Ukrainës në Moskë në çdo kohë “, tha Presidenti rus gjatë bisedimeve që zhvilloi me Presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, duke komentuar në “në këtë mënyrë propozimi që Zelensky u bëri së fundmi për t’u takuar në Donbas.

Duke iu referuar propozimit, ai tha se nëse Zelensky do të dëshironte të fliste për konfliktin midis forcave të Kievit dhe separatistëve në Ukrainën lindore, ai do të duhej “së pari të takohej me udhëheqësit” e dy republikave të Donetsk dhe Lugansk dhe më pas të takohej me përfaqësuesit e një vendi të tretë, përfshirë Rusinë.

Vlen për tu theksuar se pas shumë ditësh me trupa të shumtë ushtarakë në kufi Rusia kanfilluar të tërhiqet. Ajo ka hedhur poshtë edhe pretendimet për luftë duke u shprehur se ishin për një stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së të parit të PDK-së, Enver Hoxhaj,…