Putin ia tregon Erdoganit kushtet për të cilat do të ndalte luftën në Ukrainë

19 mars 2022 | 17:29

Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayypi Erdogan ia ka parashtruar disa çështje se si do të pranonte një armëpushim me Ukrainën.

Erdogan ofroi të sillte Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi për të lehtësuar negociatat për t’i dhënë fund luftës, tha të shtunën zëdhënësi i presidentit turk, İbrahim Kalin, në një intervistë për gazetën turke Hurriyet, raporton CNN.

Kalin tha se derisa Zelensky ishte gati për t’u takuar, Putini parashtroi çështjet që duheshin zgjidhur përpara se të zhvilloheshin negociatat në nivel lidershipi.

“E para është neutraliteti i Ukrainës, domethënë heqja dorë nga anëtarësimi në NATO. Së dyti, çarmatimi dhe garancitë reciproke të sigurisë në kontekstin e modelit austriak. Së treti, procesi që pala ruse i referohet si ‘denazifikimi’. Së katërti, heqja e pengesave për përdorimin e gjerë të gjuhës ruse në Ukrainë”, ka thënë Kalin.

Putin dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë kanë bërë vazhdimisht akuza të rreme ndaj Ukrainës si arsyetime të të tyre për pushtimin e Ukrainës, duke thënë pa ndonjë bazë se vendi duhet të “denazifikohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali rikthehet te fitoret në Premier League pas humbjes në…