Putin si një tregtar droge, i varur nga gazi i tij

19 mars 2022 | 17:47

“Vladimir Putin vitet e fundit ka qenë si një tregtar rruge droge, duke nxitur një varësi në vendet perëndimore nga hidrokarburet e tij.”

Këtë e tha kryeministri britanik Boris Johnson kur foli në konferencën pranverore të Partisë Konservatore në Blackpool, njoftuan mediat britanike.

“Ne duhet të çlirohemi nga kjo varësi, nga hidrokarburet ruse: është thelbësore nëse duam t’i rezistojmë bullizmit të Putinit, ne do të shmangim shantazhimin prej tij,” shtoi ai.

Britania që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë ka qenë shteti më aktiv në sanksionimet ndaj Rusisë, bashkë me SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka denoncuar kompani të ndryshme perëndimore…