Putin si “rockstar” mes turmës in Dagestan, pozon e puthet me fansat. Dyshimet: Është një sozi

29 qershor 2023 | 19:03

Vladimir Putin po konsolidon mbështetjen në Rusi pas rebelimit afatshkurtër të mercenarëve të Wagnerit. Ai u prit si një “rockstar”, e madje edhe pozoi për “selfie” me adhuruese të reja, në një ndërveprim të rrallë me publikun, që nxiti spekulimet për sozi të mundshme.

Putin gjendej për një vizitë në qytetin e Derbent në rajonin e Dagestan në Rusinë jugore, kur bëri shfaqjen mbresëlënëse për turmën si një aktor Hollivudi në tapetin e kuq. Në dukje i qetë dhe me energji të reja pasi shmangu një luftë civile javën e kaluar, presidenti normalisht stoik dhe i izoluar, u afrua me turmën, duke shtrënguar duart e duke puthur në ballë nga një adoleshente, e cila ju hodh sipër dhe kërkoi një foto me të parin e Rusisë. Duke komentuar ngjarjen, disa analistë thonë se po bëhet e pamundur të besohet se ka vetëm një Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy personat që shihni në foto janë Gjok dhe Eduart…