Putin thotë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë në pikën më të ulët përgjatë viteve

12 qershor 2021 | 23:10

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur përpara takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan NBC, Putin ka thënë se marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën më të ulët përgjatë viteve.

“Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar në pikën më të ulët gjatë viteve të fundit,” tha Putin”, tha i pari i Rusisë.

Të dy udhëheqësit do të takohen në Gjenevë të Zvicrës këtë të mërkurë, shkruan Deutsche Welle, përcjell Klankosova.tv

Ndërkaq i pyetur për mendimin e tij rreth presidentit të Amerikës, Putin tha se Biden është një “njeri në karrierë” që kaloi jetën e tij në politikë, në kontrast me Trumpin “shumëngjyrësh”.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë të vitit 2016, Putini kishte pranuar haptazi se ai mbështeste Trumpin, i cili nga ana tjetër shprehu admirimin e tij për udhëheqësin rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën e 12 qershorit të vitit 1999 një batalion i…