Putini del në terren t’i mësojë rekrutët si të qëllojnë me snajper

21 tetor 2022 | 08:43

Presidenti rus Vladimir Putin inspektoi dje një terren trajnimin e trupave të mobilizuara dhe u pa duke gjuajtur me një pushkë snajper në një video që, me sa duket, synonte ta tregonte mbështetjen personale për ushtarët që do të luftonin në Ukrainë.

Putini u shoqërua në udhëtim në Ryazan, në juglindje të Moskës, nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili e informoi atë se si trajnohen njerëzit.

Pamjet treguan një figurë që dukej si Putini i shtrirë në tokë dhe duke gjuajtur me pushkë. Në pamjen tjetër, Putini shihet i pluhurosur gjersa i rrahë supet një ushtarit dhe i uron fat.

Vizita erdhi një ditë pasi Putini ngriti bazën e luftës së Rusisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në katër rajone të okupuara të Ukrainës, të cilat vendosi t’i aneksojë muajin e kaluar, në një lëvizje të dënuar si të paligjshme nga Ukraina, aleatët e saj dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

I përballur me një seri humbjesh në luftë, Putini muajin e kaluar shpalli një “mobilizim të pjesshëm” për të thirrur qindra mijëra trupa shtesë.

Vazhdoi në mënyrë kaotike, me raste të shpeshta të thirrjeve që u drejtoheshin njerëzve të gabuar, madje edhe Putini u detyrua t’i pranonte gabimet. Qindra mijëra rusë ikën jashtë vendit për ta shmangur mobilizimin.

Putini tha të premten e kaluar se mobilizimi do të përfundojë brenda dy javësh. Të enjten ai urdhëroi të gjitha rajonet ruse të bëjnë më shumë për t’i mbështetur nevojat e ushtrisë dhe theksoi se të gjithë të mobilizuarit duhet të dërgohen në front me pajisjet e duhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se përfaqësuesit e Quint’it…