Putini dhe Erdogani diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri

08 shkurt 2018 | 10:41

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë pajtuar të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, ka bërë me dije Kremlini përmes një deklarate.

Putini dhe Erdogani kanë diskutuar në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në lidhje me Sirinë, është thënë në këtë deklaratë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të tri vendeve, raporton agjencia ruse e lajmeve “RIA”.

Putini dhe Erdogani kanë diskutuar edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 mund të rikthehet në Holandë së shpejti. I…