Putini e Vuçiqi takohen në Moskë

19 dhjetor 17:14

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar sot në Moskë më homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Putini dhe Vuçiqi kanë qenë të kënaqur pas takimit, duke thënë se bashkëpunimi mes dy vendeve është duke u rritur dhe u pajtuan që marrëdhëniet në mes të dy palëve në të ardhmen mund të arrijnë “në nivelin më të lartë”, ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”.
Vuçiqi, i cili ka biseduar në gjuhën ruse me Putinin, ka theksuar rritjen e volumit tregtar në mes të dy shteteve.

Ai ka përgëzuar Putinin për vendimin e tij që të garojë përsëri për president të Rusisë. Duke e përshkruar marrëdhënien ruso-serbe si “partneritet strategjik”, Kremilini ka thënë para takimit se Vuçiq dhe Putin do të diskutojnë marrëdhëniet bilateriale si dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare.

Përmes një deklarate është thënë se planifikohet që të dy palët të nënshkruajnë një varg dokumentesh gjatë vizitës së presidentit Vuçiq në Rusi.

Vuçiqi është i përcjell nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, derisa ata e kanë cilësuar vizitën se shumë “të rëndësishme për ne”. “Ky është konfirmim i relacioneve tona të mira”, ka thënë Daçiq pasi është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Qëllimi ynë është që të rregullojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat”, ka shtuar ai. Vuçiqi ka qenë herën e fundit në Moskë gjatë muajit mars, kur ende ishte kryeministër i Serbisë.

Ai është president nga prilli i këtij viti. Ai e konsideron veten si reformator pro-evropian, derisa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë si aleate të Serbisë. Në një intervistë të këtij muaji, Vuçiq i ka thënë agjencisë së lajmeve ruse “TASS”, se Serbia planifikon blerjen e helikopterëve ushtatarakë dhe sistemin e mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Ai po ashtu është cituar të ketë thënë se shteti i tij e përkrah një kurs pro-evropian, mirëpo nuk ka plane të anëtarësimit në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka emëruar…