
Putini flet në telefon me Macronin dhe Scholzin për luftën në Ukrainë
10 mars 2022
| 12:57
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar sërish në telefon për luftën në Ukrainë me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton “Sky News”.
Një zyrtar i qeverisë gjermane ka konfirmuar bisedën, duke thënë se Scholzi dhe Macroni i kanë bërë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim.