Nuk doli asnjëherë kundër pushtimit rus, Ukraina i heq Tymoschukut licencën e trajnerit dhe trofetë e fituara

10 mars 2022 | 12:54

Në Ukrainë ka një “stuhi” presioni mbi Anatoliy Tymoschuk, ish-kapitenin e kombëtares, tani zëvendëstrajner i rusëve të Zenit të San Petersburg. Ukrainasit e cilësojnë fajtor sepse nuk ka mbajtur kurrë linjën kundër pushtimit.

Për këtë arsye, komiteti i etikës i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka propozuar heqjen e licencës së trajnerit, të gjitha çmimeve dhe nderimeve, të gjithë trofeve të fituara si futbollist në Ukrainë dhe përjashtimin nga regjistri zyrtar i lojtarëve të kombëtares.

“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Tymoschuk jo vetëm që nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë temë, por as nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e tij të punës me klubin e agresorit. Ai ka qëndruar i heshtur edhe pas Bayern Munichut, skuadra për të cilën ka luajtur në të kaluarën, e cila ka mbajtur qëndrim. Me këtë zgjedhje të vetëdijshme ai po dëmton futbollin ukrainas”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas rritjes së çmimeve të…