Putini: Jemi me Serbinë dhe kundër Perëndimit

07 mars 2025 | 16:33

Për Moskën, protestat e vazhdueshme në Serbi janë ndërhyrje nga jashtë, kurse vetëm qeveria aktuale gëzon mbështetje prej Kremlinit.

Kjo është bërë e ditur me rastin e një bisede telefonike të zhvilluar sot mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin.

Me këtë rast, autokrati rus e ka quajtur të papranueshme “ndërhyrjet” në gjendjen e brendshme politike në Serbi.

“Putini ka theksuar papranueshmërinë e ndërhyrjes së jashtme në gjendjen e brendshme politike në Serbi dhe shprehu mbështetjen e tij për veprimet e autoriteteve të zgjedhura ligjërisht”, është thënë në një kumtesë nga zyra e Presidencës ruse të cituar nga mediat serbe.

Po ashtu, pala ruse ka shprehur solidaritet edhe me presidentin e Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka krahasuar presidentin francez Emmanuel Macron…