Putini jep shifrat e rusëve të vrarë në Ukrainë e të atyre të gjymtuar

20 shtator 2023 | 08:38

Vladimir Putini ka bërë kërkesë për pothuajse një çerek milioni certifikata për ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë.

Rreth 230 mijë certifikata janë prodhuar për familjet e ushtarëve të vdekur, sipas një tenderi nga qeveria ruse, raporton media “Verstka”.

Kjo tregon më së afërti numrin e ushtarëve rusë që janë vrarë, pasi Kremlini pranon publikisht vetëm vdekjen e 6 000 ushtarëve.

Certifikatat u shpërndahen të vejave dhe fëmijëve të ushtarëve.

757 mijë e 305 certifikata të tjera u kërkuan për veteranët e mbijetuar të luftës, duke e vendosur shifrën totale të ushtarëve rusë të dislokuar në afro një milionë, shkruan “Metro”.

“Numrat mund të tregojnë në mënyrë indirekte shkallën e përafërt të grupit rus që merr pjesë në beteja dhe humbje”, tha Verstka.

Ukraina pretendon se më shumë se 270 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë.

Dy media të pavarura kanë kryer kërkime të thella dhe kanë gjetur se numri i burrave që kanë vdekur në konflikt është në fakt rreth 50 mijë.

Sipas ekspertëve që analizojnë të dhënat, zyrtarët e Kremlinit janë përpjekur vazhdimisht të “fshehin pa sukses” numrin e vdekjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë intervistës për “Ballkan Update”…