Putini kërcënon Prigozhinin: Organizatorët e revoltës do të sillen para drejtësisë

27 qershor 2023 | 08:59

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim pas ngjarjeve të javës së kaluar me grupin famëkeq, Wagner.

Putini u zotua se organizatorët e revoltës do t’i sjellë “para drejtësisë”, teksa tha se ushtarët e rregullt të Wagnerit kanë mundësi t’i bashkohen përsëri ushtrisë, të shkojnë në Bjellorusi apo të kthehen në shtëpi.

Rusia ua ka bërë me dije “formacioneve vullnetare” se do t’u kërkohet të nënshkruajnë kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes, në një lëvizje që shihet gjerësisht si një kërcënim për kontrollin e Prigozhinit ndaj Wagnerit, shkruan BBC.

Shefi i mercenarëve tha se rebelimi i tij ishte një protestë ndaj gabimeve të bëra nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes gjatë luftës me Ukrainën teksa këmbënguli se Wagneri kishte vepruar gjithmonë dhe vetëm në interes të Rusisë.

Këto ishin komentet e para publike të Prigozhinit qëkur ra dakord për një marrëveshje për ta ndalur rebelimin, i cili thuhet se përfshin shkuarjen e tij në Bjellorusi me heqjen e të gjitha akuzave penale kundër tij – megjithëse media shtetërore ruse, duke cituar zyrtarë, ka raportuar se ai mbetet nën hetim.

Ai tha se i dha fund rebelimit për ta ndaluar “derdhjen e gjakut të ushtarëve rusë”, duke shtuar se disa civilë rusë ishin të zhgënjyer që marshimi ishte ndalur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Bledar Kurti Dhoma u mbush me qetësinë e thellë…