Putini nënshkruan ligjin për dalje nga Traktati bërthamor

03 korrik 2019 | 16:38

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e këtij vendi në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ky traktat midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë daton nga Lufta e Ftohtë.

Ligji, i cili është mbështetur nga Parlamenti rus muajin e kaluar, është publikuar në portalin e Qeverisë ruse.

Në muajin shkurt, ShBA-ja e ka pezulluar pjesëmarrjen në Traktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel këtë pakt.

Moska, e cila i ka mohuar akuzat, e ka fajësuar ShBA-në për shkelje të marrëveshjes, gjë që është hedhur poshtë nga Uashingtoni, raporton “Rel”.

Traktati ka eliminuar një klasë të tërë të raketave.

Ai i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5 500 kilometra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Spahiu i ka dhënë fund detyrës së tij si…