Putini pas takimit me Trumpin: Diskutim i sinqertë dhe përmbajtësor

17 gusht 2025 | 08:16

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka quajtur takimin me homologun amerikan Donald Trump, të mbajtur të premten në Alaskë, si “të dobishëm dhe në kohën e duhur”, shkruan agjencia ruse TASS.

Putin deklaroi se diskutimet me Trumpin ishin “të sinqerta dhe përmbajtësore”, duke shtuar se Rusia e respekton qëndrimin e SHBA-së për luftën në Ukrainë.

Në konferencën për media me presidentin amerikan, lideri rus tha se kanë biseduar për nevojën për të eliminuar “shkaqet” e konfliktit – një qëndrim që tregon se Moska nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vijat e kuqe, përfshirë kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe qasjen pro-perëndimore të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka dhënë një…