Putini shton dyshimet për gjendje të keqe shëndetësore

24 nëntor 2022 | 09:01

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është fotografuar sërish duke kapur fort një karrige dhe duke tundur këmbët mes spekulimeve të vazhdueshme për shëndetin e presidentit rus.

Pamjet nga takimi i Putinit të martën me Miguel Díaz-Canel, presidentin e Kubës dhe liderin e partisë komuniste të vendit, treguan presidentin rus të ulur i ngathët në karrigen e tij ndërsa dyshja flisnin para kamerave.

Pavarësisht se paraqitjet e tij publike janë menaxhuar me kujdes në skenë nga propagandistët e Kremlinit, shenjat se Putini, 70 vjeç, po vuan nga probleme shëndetësore kanë qenë të dukshme në shumë raste këtë vit – duke nxitur spekulime dhe thashetheme, ka raportuar Dailymail, trasnmeton Express.

Dora e tij e majtë shihet e mbështjellë fort rreth krahut të karriges së bardhë ku është ulur, si për të tentuar të stabilizohet. Dora e djathtë e Putinit duket se po përleshet me diçka.

VIDEO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që…