Putini takohet me udhëheqësin sirian në Moskë
28 janar 2026
| 16:41
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai sirian, Ahmad al Sharaa janë takuar në Moskë, ku udhëheqësi rus ka kërkuar të sigurojë bazat e tij ushtarake në Siri.
Putini ka vlerësuar rolin e al Sharaas në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-siriane dhe vuri në dukje përpjekjet e tij për të rivendosur integritetin territorial të Sirisë, raporton “Sky News”.
Takimi midis dy udhëheqësve është i dyti në më pak se katër muaj.



