Puyoli: Messi, më i miri në botë

28 shtator 2018 | 10:43

Carlos Puyol ka komentuar zgjedhjen e Luka Modriqit si lojtari më i mirë nga FIFA.

Ish-lojtari i Barcelonës e ka vlerësuar lojtarin e Realit, por sërish ka theksuar se më i miri në botë është “pleshti”, të cilin e ka pasur shok skuadre për shumë vite.

“Ne duhet t’i respektojmë ata që vendosin, por njerëzit e futbollit e dinë se kush është më i mirë. Modriqi është një lojtar i madh që ka bërë një sezon shumë të mirë, por për mua më i miri është Messi. E uroj Modriqin. Leo nuk mund të fitojë gjithnjë, pasi ne na duhej më pas të krijonim një çmim për të dhe një për të tjerët”, ka thënë Puyol. “Humbja e Barcelonës? Ju rinisi që të fitojë çdo javë dhe me një humbje nisin menjëherë kritikat. Ata duhet të luftojnë për çdo trofe, por normalisht nëse mendohet për Ligën e Kampionëve dhe Kupë, atëherë dihet se do të zgjedhim Ligën e Kampionëve por, mbi të gjitha, është La Liga”, ka shtuar Puyol.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të zhvillojë një ndeshje ndaj skuadrës së Maltës…