Pykat dhe kurthet serbe

26 maj 2020 | 23:16

Shkruan: Haxhi Kamberi

Për gjatë gjithë historisë armiqtë e popullit tonë dhe lakmitarë të ndryshëm vunë me dhunë pyka, kunja dhe shenja përgjatë tokave tona. Përmes tyre ata ndanë malet, ndanë fushat, ndanë burimet e ujit, ndanë rrugët, ndanë shtëpitë dhe familjet tona. Këto pyka, kunja dhe shenja, për dekada të tëra u bënë perde e hekurt e ndarjes ndërshqiptare.

Fatkeqësisht kjo vijë e ndarjes nuk ishte thjesht kufi i ndarjes ndershqiptare, por ishte burim i gjakderdhjes tonë shekullore, burim i lotëve dhe vuajtjeve andej e këndej kufirit. Nuk ka maje mali, as qafë, as guri, as lis, as shkurre që nuk është larë me gjakun tonë gjatë historisë. Këto pyka, kunja dhe shenja ende kanë mbetur si relikte, përgjatë gjithë vijës së ndarjes. Por fatkeqësia e kësaj ndarje nuk qëndron vetëm në vijën e kufirit ndërshqiptar sepse Serbia gjatë sundimit të Kosovës ka ngulur gjithandej në shoqërinë tonë si mine, pyka dhe kurthe për të ndarë e shkatërruar shoqërinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen tonë.

Bartësit e pykave dhe kurtheve serbe, duket se janë fshehur pas petkave partiake e patriotike, institucionale e shtetërore, mediale e biznesore dhe prej aty po mbjellin mjegull, po fusin përçarje dhe po e kontaminojnë shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve tona dhe e shoqërisë në përgjithësi që gjithmonë të kemi kujdes ndaj kurtheve te tilla dhe të veprojnë sa here rrezikohet shkërmoqja e shoqërisë dhe të ardhmes tonë.

Publiée par Haxhi Kamberi sur Mardi 26 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Ballkanit, është duke refuzuar që t’i bëjë testet…