PZAP-i ia refuzoi ankesën, Zyberaj: Skandal, po legjitimohet vjedhja e votës

08 mars 2021 | 11:22

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së e që ishte në listë me LDK-në, Jetlir Zyberaj, është ankuar në PZAP se i janë vjedhur votat.

Madje në PZAP, ai ka dërguar deklarata të personave të ndryshëm të cilët dëshmonin për vjedhje të votave nga komisionerët, siç i ka quajtur ai të kriminalizuar.

Mirëpo duket se as këto nuk i kanë mjaftuar PZAP, e cila ka hedhur poshtë ankesën e Zyberaj. E ai ka thënë se shpresa e vetme tani është prokuroria.

“PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit(personave) që vota nuk u figuron në formular. Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar rinumërimin…