PZAP ia refuzon LVV-së ankesën për Artin e LDK-së

12 nëntor 2025 | 20:04

PZAP ka refuzuar ankesën e LVV-së ndaj LDK-së për rastin e aktivistit të kësaj të fundit, Art Mërkoja.

Rasti ka të bëjë me ditën e balotazhit (9 nëntor), kur ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e kishte fotografuar Mërkojen pasi i njëjti po qëndronte pranë një qendre votimi në qendër të Prishtinës.

LVV-ja ishte ankuar kundër LDK-së për shkak të “shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët”, gjatë ditës së votimit për rundin e dytë për Zgjedhjet Lokale.

Por, PZAP-ja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik LVV pasi, sipas arsyetimit, “pretendimet e tilla janë të pa qëndrueshme dhe si të tilla i refuzoj, për faktin se nga video e dorëzuar si provë parashtruesi i ankesës nuk ka arritur që të vërtetojë se aktivisti i subjektit politik LDK ka kryer veprime që bien në shkelje të dispozitave ligjore të nenit 37 par. 1 pika 2 i LZP-së, apo të Rregullës Zgjedhore Nr.07/2024”.

“Paneli ka vlerësuar se nga provat e ofruara si dëshmi shihet se fotografimi është bërë jashtë rrethojave të vendvotimit respektivisht jashtë objektit të shkollës fillore ‘Faik Konica’, pra videoja është bërë në rrugë, e cila është shumë e frekuentuar, si njëra nga rrugët kryesore të kryeqytetit, andaj kalimi i andejpari i aktivistit të LDK-së nuk vërtetohet se ka kryer aktivitet zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve gjegjësisht nuk ka thyer heshtjen zgjedhore”, ka thënë PZAP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, ka…