Qalaj: PDK-ja synon të dalë e para në zgjedhje, deklaratat e LV-së janë propagandë

18 shkurt 2024 | 13:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se në këto tri vjet qeverisje nuk ka asnjë sukses.

“Ndoshta do të kishte qenë mirë që ta pyesnit kryeministrin Kurti nëse gjen ndonjë sukses, së paku kur flasim për çështjet ekonomike, situatën me institucionet e Kosovës, sigurisë, gjendjen në arsim, shëndetësi, energjinë. Unë nuk shoh absolutisht asnjë sukses, sidomos sa i përket mirëqenies që këtij populli, derisa kriza është thelluar mjaft, edhe pse keni dëgjuar çka ka thënë në Këshill të Sigurimit, flet për disa suksese, rritje ekonomike, por besoj se rritjen ekonomike mund ta vërejë çdo qytetar në raport me gjendjen e tij financiare”, ka thënë Qalaj.

Deputeti Qalaj ka tgheksuar se PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme synon që të jetë partia e parë, ndërsa deklaratat e zyrtarëve të LV-së se opozita do të tkurret, i quan propagandë.

“Secila parti politike që garon në zgjedhje, synon t’i fitojë ato dhe për të fituar të drejtën pastaj për të udhëhequr me institucionet e Kosovës. Edhe ne si PDK synimin e vetëm e kemi që të arrijmë suksesin maksimal në këto zgjedhje dhe të jemi partia e parë. Atë që e thotë Qeveria dhe partia e tyre është çështje e propagandës që tyre, mirëpo ajo që mund të them është që ne synojmë që ta kemi numrin më të madh të ulëseve në Parlament dhe pastaj të marrim përgjegjësi për udhëheqjen e këtij vendi”, ka thënë Qalaj për gazetën “Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e…