“Qatar Charity” dhuron 380 pako ushqimore për familjet në nevojë në Podujevë

21 janar 2021 | 17:58

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Mahmut Abbas, drejtor i përgjithshëm i Organizatës “Qatar Charity”, me të cilin u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit kryetari Bulliqi dhe drejtori i përgjithshëm i “Qatar Charity” nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar “Qatar Charity” do të sjellë donacion 380 pako ushqimore për familjet në nevojë. Me këtë rast kryetari Bulliqi e falënderoi Abbasin për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të organizatës në realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën e Podujevës.

Gjithashtu, në takim u bisedua për realizimin e projekteve të tjera gjatë këtij viti nga kjo shoqatë në Komunën e Podujevës.

“Qatar Charity” në partneritet me Komunën e Podujevës do të investojë në shëndetësi, bujqësi dhe çështjen e banimit për familjet në nevojë. Kjo organizatë deri tani ka ndërtuar dy shtëpi banimi për familje me gjendje të rëndë sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Hotel Magra Austria në Bogë të komunës së Pejës…